Conor McGregor dhe e fejuara e tij historike, Dee Devlin janë gati të ndërmarrin hapin e madh, atë të martesës. Sipas zërave të fundit, ylli i UFC, tashmë 37 vjecar dhe partnerja e tij do të lidhin kurorë në një ceremoni sekrete në Romë brenda këtij viti.

Çifti, që është në një lidhje 16 vjecare dhe zyrtarisht të fejuar prej 5 vitesh ka zgjedhur Qytetin e Përjetshëm për një ceremoni intime

Planet e çiftit fillimisht parashikonin një vend ëndrrash, ikonikja Kupola Sistina. Por kjo ide u hodh poshtë, pasi Vatikani i ndalon ceremonitë e martesave brenda tij. Si pasojë McGregor dhe Devlin hodhën sytë në një tjetër seli prestigjioze, Bazilikën e Shën Pjetrit, që tani figuron si një prej vendeve më të dëshiruara për ceremonitë e martesës

Edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare, data e martesës mes yllit irlandez të UFC dhe të fejuarës së tij që po qarkullon vazhdimisht është 12 dhjetori.

Top Channel