Ylli i Realit, Kristiano Ronaldo, pohoi se e ndien mungesën e Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i tij kur luante te Mançester Junajtid. 27-vjeçari aktualisht luan nën drejtimin e Jose Mourinhos, që nga transferimi me shifrën rekord prej 80 milionë paundësh nga Old Trafford në vitin 2009. Tre vjet pas largimit, portugezi e ka shprehur edhe më parë se ruan raporte të mira me Ferguson: “Është njeri fantastik. Më ka mësuar shumë gjëra”, tha Ronaldo për “The Sun”. “Siç kam thënë edhe më parë, ai është si një baba për futbollin. E ndiej mungesën e tij dhe të raporteve që kisha me të”.
