Kombëtarja e Shqipërisë po përballet me Andorrën në transfertë. Sfida e vlefshme për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026 nisi në orën 20:45.
Çudia qëndron me mënyrën si federata e Andorrës ka shitur biletat. Kështu përpos biletave për tifozët kuqezi, pjesa tjetër e stadiumit është mbyllur.
Duket më tepër sikur Shqipëria është përfaqësuesja vendëse, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit qëndron e mbyllur. Federata vendosi të bllokojë shitjen e biletave, pas interesit të treguar nga ata që nuk ishin rezidentë.



