Dinamo del nga kriza duke mposhtur Tiranën në derbi. Pas sfidës foli edhe trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.
“Edhe në momentin që skuadrat janë mirë, kanë një bonus të madh psikologjik sepse derbi janë gjithmonë të vështirë, pavarësisht formave apo problemeve që ka një ekip apo tjetri. Derbi janë të paparashikueshëm, kështu ndodhi edhe sot. Ne kishim rastet tona dhe derisa terreni u rëndua kemi bërë mirë, por edhe Tirana kishte rastet e veta kështu që ajo që është më e rëndësishme ,është reagimi I ekipit dhe rikthimit te fitorja, rikthimi jonë në këto moment te fitorja është një bonus i dyfishtë. Pa nënvlerësuar edhe grintën që pati Tirana, por deri në momentin që filloi shiu, gabimi jonë ishin daljet nga poshtë, po kërkonim rrugën e gabuar, pikërisht për këtë bisedova me çunat në pushimin e ndeshjes, për mënyrën si luajti Tirana e kishim më kollaj ta mbanim topin në qendër sepse edhe dy krahët ishin sulmues, në korridoret që ne duhet të luanim ne nuk e bëmë e çuam topin aty ku nuk duhet, përveç meritës së Tiranës, ky ishte gabimi jonë deri në momentin që u rëndua terreni”, tha Daja.
Tirana ndodhet në vendin e fundit dhe nuk po arrin të dalë ende nga kriza. Pas humbjes në derbin me Dinamon ka folur trajneri Roberto Bordin.
“Ata e kishin më shumë topin në zotërim por kishim disa situata që mund ti shfrytëzonim më mirë, në pjesën e dytë pastaj krijojmë shumë raste goli, por për fat të keq nuk arrijmë të shënojmë, kjo është situata. Fillimisht na duhet të pësojmë 1 ose 2 gola për të ndryshuar qasjen më pas, kemi pasur disa rinisje të shpejta duke përfituar nga topit që kemi marrë, por duhet ta shmangnim që të pësonim golin e dytë. Më pas erdhi edhe goli që shënuam me penallti me të cilin më pas mund të kishim pasur mundësi të barazonim, më vjen keq se djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë, të paktën sot meritonim barazim dhe kjo është keqardhja ime”, tha Bordin.