Kosova është fantastike. “Dardanët” po japin maksimumin dhe kjo gjë po shpërblehet në tre ndeshjet e fundit.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda arriti një tjetër fitore historike, duke mundur për herë të dytë ekipin e Suedisë, kësaj radhe në transfertë pas asaj fitore 2-0 në Prishtinë një muaj më parë. Në takimin e luajtur në Goteberg dhe i transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, “Dardanëve” menaxchuan në mënyrë fantastike lojën, teksa kaluan në avantazh me anë të Fisnik Asllanit në minutën e 32’. Më pas, ekipi arriti mjaft mirë të ruante rezultatin, duke mos e lejuar Suedinë të shënonte edhe në këtë sfidë.

Kështu Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve, 4 më shumë se vendi i tretë Sllovenia dhe duke iu afruar më shumë ëndrrës për në Botëror, ku do t’i mjaftojë vetëm një pikë në takimin tjetër pikërisht kundër Sllovenisë për të arritur fazën “Play Off”.