Futbollisti i njohur franzes, Kylian Mbappe, është vënë në shënjestër nga David Beckham, si klienti i tij i parë pasi të fillojë karrierën si agjent.

Ish-kapiteni i Anglisë resgjistroi muajin e kaluar "Footwork Management Ltd", teksa synon të përfaqësojë talentin më të mirë në botë.

Rekrutimi i Mbappe mund të jetë fitimprurës për Beckham, pasi sulmuesi i Francës mbetet i pazgjidhur në Paris Saint-Germain mes interesit nga Real Madrid dhe Manchester City.

Beckham, i cili ka kontakte në ish-klubin e tij PSG, kuptohet se ka pasur disa takime me Mbappe, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë pas nënshkrimit për PSG-në përkrah superyllit brazilian Neymar, 20-vjeçari ka shënuar 62 gola në 92 paraqitje deri më tani.

[gallery ids="875354,875353,875355,875356,875357,875358,875359,875360,875361,875362,875363,875364"]