Superiore


Trajneri i bardhebluve pranon se sfida kundër kampionëve është e veçantë


Nevil Dede kur ishte ndihnmesi i MucesMesjavën e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Tirana, e eliminuar me kohë, e ka shfrytëzuar për relaks total, duke u përgatitur qetësisht për ndeshjen e javës së 21-të të Kategorisë Superiore, të cilën do të duhet ta luajë në shtëpi kundër kampionit në shtëpi, Skënderbeut, i cili është edhe kryesuesi i klasifikimit me diferencë të madhe edhe në këtë sezon. Me një vëzhgim në tabelë nuk gjejmë arsye për rivalitet mes tyre, por Tirana e Skënderbeu e këtyre viteve të fundit, asnjëherë nuk e ka përjashtuar rivalitetin pavarësisht rrethanave në renditje. As këtë herë nuk ka përjashtime. Do të jetë një nga supersfidat që mund të ofrojë elita e futbollit shqiptar në këto momente dhe nga ana e bardhebluve vjen konfirmimi nga trajneri Nevil Dede. Pas fitores bindëse në Krujë, Tirana vjen me tjetër moral në këtë supersfidë të javës së 21-të, megjithatë sipas trajnerit të bardhebluve duhet ruajtur euforia, se 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë nevojë për më shumë se një fitore, për t’i harruar momentet negative të sezonit. Dede thekson se “si bardheblutë edhe futbollistët korçarë motivohen maksimalisht vetëm nga emri që do të kenë përballë, ndërsa besoj se kjo supersfidë do të jetë një shfaqje e bukur në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit me mbështetjen e të dy tifozerive. Skënderbeu e di mirë, që Tirana mbetet gjithnjë Tiranë, pavarësisht problemeve”. Tekniku i kampionëve rekordmenë të Shqipërisë, edhe pse në një moment vështirësish të mëdha, mundohet që të fshehë me diplomaci problemet financiare të klubit.