Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk po kalon një moment të lehtë. Pas një periudhe të gjatë pa gjetur golin me kuqezinjtë, ai u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në sfidën e fundit kundër Anglisë. Broja hyri në lojë në minutën e 75 në vend të Bajramit, por nuk ishte e thënë që të mund të përfundonte ndeshjen pa probleme.

Sipas raportimeve të fundit, Broja ka pësuar një ndrydhje të gradës 1, një dëmtim që i kërkon disa ditë pushim për rikuperim. Specialistët e kanë vlerësuar se rikuperimi mund të zgjasë nga 14 deri në 16 ditë, që do të thotë se sulmuesi do të jetë jashtë fushës për një periudhë të shkurtër, por të nevojshme për t’u rikthyer plotësisht.

Broja ka shprehur dëshirën për t’u rikuperuar sa më shpejt dhe për të qenë në formë për ndeshjet e marsit, ku shpreson të kthehet më i fuqishëm dhe të ndihmojë kombëtaren në rrugëtimin e saj.