Bota e futbollit amerikan është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të lojtarit të Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland.
Mediat e huaja shkruajnë se 24-vjeçari i dha fund jetës së tij në Frisco tv Teksasit, duke lënë pas familjen, të fejuarën Catalina dhe shokët e skuadrës në dhimbje të thellë.
Skuadra e mbrojtësit ka bërë një komunikatë zyrtare, ku e përshkroi të riun si një shok të dashur dhe theksoi se mendimet dhe lutjet e tyre shkojnë për familjen e tij.
“Me shumë trishtim Dallas Cowboys njofton se Marshawn humbi jetën në mënyrë tragjike,” thuhet në njoftim.
Marshawn Kneeland ishte zgjedhja nr.56 në raundin e dytë të Draftit të 2024 dhe sapo kishte shënuar touchdown-in e tij të parë në NFL në ndeshjen e fundit të Cowboys, të humbur ndaj Arizona Cardinals.
Ndërkohë sipas policisë së Dallasit, 24-vjeçari u gjet i vdekur tre orë pas një aksidenti rrugor, pas të cilit kishte dërguar mesazhe lamtumire për familjen dhe shokët. Autoritetet tentuan të kontaktojnë me të përmes telefonit, mesazheve dhe madje përdorën edhe dron për ta lokalizuar.
Ngjarja ka lënë një gjurmë të rëndë në komunitetin sportiv. Në homazh, skuadra e Denver Broncos mbajti një minutë heshtje gjatë ndeshjes ndaj Las Vegas Raiders, e cila përfundoi me fitore 10-7, duke nderuar kujtimin e Kneeland dhe duke treguar se sporti mund të bashkojë njerëzit edhe në momente tragjike.

