Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që ekipi i tij luan në shtator.

Në listë bie në sy se është përfshirë Adrien Rabio, pavarësisht situatës së mesfushorit te Olimpik Marsejës, që e ka nxjerrë në shitje pas zënkës me një shok skuadre. Në listë në repartin e sulmit është përfshirë ndërkohë Akliush, i cili do të jetë një debutues në radhët e ekipit të parë të Francës.

Por jashtë është lënë Kolo Muani, situata e të cilit është ende e paqartë dhe vetë Deshamp u shpreh se shpresonte që gjithçka të zgjidhej deri të hënën me sumuesin në mënyrë që ai të fillonte të luante rregullisht.

LISTA: 

Portierë: Shevalie, Menja, Samba

Mbrojtës: Dinje, Gusto, L. Hernandez, T. Hernandez, Konate, Kunde, Saliba, Upamekano

Mesfushorë: Kone, Rabio, Tçuameni, K. Turam

Sulmues: Doue, Akliush, Barkola, Sherki, Dembele, Mbape, M. Turam, Olise