Dinamo zbret nga froni Egnatian dhe pas 22 vitesh rikthehet të fitojë titullin e 14-të të Kupës së Shqipërisë (ku përfshihen 13 trofe të fituar përpara riemërtimit). Sfida finale e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ pa djemtë e Ilir Dajës më të saktë te 11 metërshat (4-5), pasi 120 minutat u mbyllën 2-2.

NDESHJA – Sfida nisi mirë për Dinamon që kaloi në epërsi me golin e Itodo pas 19 minutave lojë. Egnatia përfitoi nga gafa e kapitenit të Dinamos, Hoxha, duke barazuar 1-1 me Guindo në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 61 sërish Itodo shënoi për Dinamon, para se Bakayoko në minutën e fundit të barazonte 2-2 dhe ta dërgonte ndeshjen në shtesë.

30 minutat e mbyllën 2-2 dhe nga penalltitë Dinamo fitoi 4-5. Kështu, Ilir Daja rikthen Dinamon te trofeu që mungonte prej 22 vitesh në Kupë. Nga ana tjetër Egnatia që mbante fronin do duhet të pajtohet me humbjen.

Hera e fundit që Dinamo fitonte Kupën e Shqipërisë ishte sezoni 2002-2003. Për sa i përket ekipeve që kanë fituar më shumë herë trofeun e Kupës së Shqipërisë, vendi i parë mbahet nga Tirana, me 16 trofe, e ndjekur nga Partizani me 15 dhe Dinamo me 14.  Ky është suksesi i parë i Ilir Dajës pas rikthimit, ndërsa janë në lojë edhe për të fituar titullin kampion.