Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka theksuar se barazimi i sotëm ndaj Bylis, ishte pasojë e faktit se skuadra e tij ka vështirësi në finalizimin e aksioneve.

“Për ta nisur nga pjesa e parë, ishim të detyruar të bënim rotacion, duke futur 3-4 lojtarë për t’i dhënë freski ekipit. Rezultoi vetëm Maliqi pozitiv në këto ndërrime, ndonëse janë të rinj ata që kishim futur. Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, më shumë u munduam të kontrollonim e të mos pësonim. Në pjesën e dytë edhe në rastin e Teutës, edhe sot, kur kaluam me një lojtar më shumë, ajo që mungoi nuk ishte as manovra dhe as futjet në thellësi, apo situatat, por finalizimet. Edhe me Teutën ishin 4-5 raste shumë të pastra para portës, sot mos them ishin më shumë. Ajo që na mungon është të shtyjmë topin në rrjetë, do kohën e vet. Në javën e katërt kishim po katër pikë në këtë moment. Guindo ka ardhur vetëm një javë para se të niste kampionati, i provuam të gjitha, ajo që mungon në lojën e sotme është vetëm që të shtyjmë topin në rrjetë. Guindo nuk po luan se nuk është paraqitur mirë, ka tërheqje muskulore. Nuk them se nuk e shtyn topin në rrjetë, por edhe lojtarë me eksperiencë si Bregu, Vila e Qardaku, edhe ato nuk po realizojnë. Nuk e kisha vetëm për një lojtar si Guindo që nuk e shtyn topin në rrjetë.

Daja ankohet për kalendarin e ngjeshur.

“Vetëm teorikisht mund të punojmë me lojtarët se nuk kemi kohë të përgatitim ndeshjet për çdo dy ditë. Me Teutën dhe dje kemi folur vetëm teorikisht, duke qenë se Bylisi ka lojtarë që kanë shpejtësi. Ishim të detyruar të bënim rotacion për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve të kësaj jave, ishin 2-3 ndryshime me Hekuran Berishën titullar, Xhejms si titullar. Zgjidhëm të ishim pak më të kujdesshëm sepse, nëse do vendosnim një mënyrë tjetër, do kishim probleme në tranzicionin tonë negativ. Ndryshimi në pjesën e dytë nuk ishte menduar, por si pasojë që morën të kuq. Në fund u futën edhe lojtarët e formacionit si Karamba e Bernard Berisha i cili është me eksperiencë”, tha Daja pas ndeshjes.