Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”.
Sfida e luajtur në kryeqytet nisi me ritëm të lartë, ku rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bakayokos në minutën e 10, kjo pasi shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj portierit Teqja, i cili u detyrua të linte fushën me ambulancë.
Dinamovitët përfituan nga epërsia numerike dhe kaluan në avantazh me Malomon në minutën e 23’ dhe pas 6 minutash, Bregu dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë u rikthye baraspesha numerike në fushë, kjo pasi Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për vonesa loje.
Buric rihapi sfidën në minutën e 81’, por pas tre minutash, ishte Mustapha që i dha goditjen e KO rrogozhinasve. Dinamo kështu mbetet kampione në fuqi e Kupës, duke e fituar për të dytin vit radhazi këtë trofe./ Top Channel
