Luis Enrique, trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës të PSG parashikon një ndeshje të vështirë ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampioneve një sfidë kjo që do të luhet në 30 maj në Budapest.
‘Do të jetë një finale e vështirë mes dy skuadrave që kanë qasje të ndryshme-tha Luis Enrique që më pas uroi Arsenalin për fitoren e titullit në Premies League-Arsenali e meritoi të fitonte kampionatin pas një sezoni të shkëlqyer. U përballëm një herë me ta, i njohim cilësitë e tyre në shënimin e golave dhe në lojën pa top janë skuadra më e mirë në botë padyshim’.
Më pas trajneri Asturian foli për Mikel Artetën duke mos ia kursyer elozhet bashkjëkombasit të tij
‘Ishte trajneri Mikel Arteta ai që përçoi këtë mentalitet fituesi te Arsenali-shtoi Luis Enrique-janë përmirësuar vit pas viti në këto 4-5 sezonet e fundit. Goditjet standarde të Arsenalit? Do të kërkojmë të mbrohemi si zakonisht. Jemi një skuadër shtatshkurtër, por mbrohemi mirë në goditjet standarde’.
Top Channel
