Olimpique Lyon mund të jetë e ardhmja e futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën, Xherdan Shaqiri. 

Prej disa javësh është arritur marrëveshja mes lojtarit dhe klubit francez. Por asgjë nuk është finalizuar ende.

Liverpuli e ka zhdukur lojtarin nga lista e tij dhe nuk ishte as në stol në sfidën e parë të kampionatit.

Olimpique Lyon i ka garantuar Shaqirit një rrogë prej 350 mijë eurosh në muaj, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në ekip e duke i treguar kësisoj se do të jetë pjesë qëndrore e projektit në këtë sezon. Por për momentin nuk ka akord me Liverpulin për transferimin, pasi anglezët kërkojnë 14 milionë euro e francezët nuk lëvizin nga shifra 6 milionë euro që kanë caktuar në fillim.

Ndihma mund të vijë nga klubi i Bërnlit, i cili kërkon nga Lioni futbollistin Maksuell Kornet për të cilin mund të paguajnë 15-16 milionë euro.