Futbolli bullgar mban zi për Dimitar Penev. Trajneri që drejtoi kombëtaren bullgare deri në gjysmëfinale të Botërorit të vitit 1994 të mbajtur në SHBA, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Federata Bullgare e Futbollit bëri të ditur lajmin e hidhur të Penev këtë të shtunë duke theksuar se ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Dimitar Penev është një prej figurave më të njohur në historinë e futbollit bullgar.
Vendi i katërt i kësaj përfaqësueseje në Botëorin e citit 1994 mbetet suksesi më i madh i tij. I konsideruar si një prej mbrojtësve më të mirë në vendin e tij, Dimitar Penev ka luajtur 364 ndeshje në kampionat me CSKA e Sofjes duke shënuar 25 gola.
Si futbollist, Penev ka edhe 90 ndeshje me kombëtaren duke marrë pjesë me këtë skuadër në 3 edicione të Kupës së Botës.


