Ekipet e tyre për momentin janë në skaje të kundërt. Taulant Seferi dhe Kaiserspori i tij po luftojnë për t’u ngjitur në elitën e Turqisë, ndërsa Sivaspori dhe Rej Manaj duket se rrezikojnë edhe ligën e parë.
Gjithsesi, dy sulmuesit e Shqipërisë i bashkon diçka tjetër, dhe kjo është forma e tyre përpara portës këtë sezon. Pasi kanë kaluar 5 javë në kategoria e dytë turke, ata janë ndër më të mirët për numrin e golave të shënuar.
Manaj ka 5, duke qenë i pari në renditjen e Këpucës së Artë bashkë me sulmuesin Diuf. Në ndeshjen e barazoi 2-2 në shtëpi ndaj rivalit Mardin, ai pati dy rrjeta, të parën në 62’ me penallti, dhe tjetrën në 71’.
Ishte ai që barazoi rezultatin pasi miqtë ndodheshin në epërsi 2-0 që në pjesën e parë. Seferi ka shënuar 4 herë. Sulmuesi tjetër kuqezi pati një realizim të vetëm në barazimin 1-1 jashtë fushe që Kaiserispor e mori ndaj Fatih Karagymrykut.
Mëkat që vendasit barazuan në minutën e shtatë shtesë, sepse fitorja ishte afër. Kaiserispor ka 10 pikë në 5 javë, duke qenë në vend të dytë, tri pikë pas vendit të parë, ndërsa Sivaspori e ka punën keq, me vetëm 3 pikë, dhe në zonën që të zbret nga kategoria.
