Kara Braxton, ish-lojtarja e njohur e WNBA-s dhe fituese e dy titujve me Detroit Shock, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Kara Braxton, kampione dy herë e WNBA-s,” tha liga në një deklaratë. “Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe ish-shoqet e saj të ekipit në këtë moment të vështirë.”

Djali i Braxton, Jelani Thurman, i cili luan në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka ndarë një foto të tij dhe të nënës së tij nga fëmijëria dhe adoleshenca, duke shkruar: “Do më mungosh, mbretëresha ime!”.

Braxton kishte një karrierë 10-vjeçare në WNBA, duke luajtur me skuadra të ndryshme, përfshirë Detroit Shock, Tulsa Shock, Phoenix Mercury dhe New York Liberty.

Me Detroit Shock, të udhëhequr nga trajneri Bill Laimbeer dhe lojtarët e shquar Deanna Nolan dhe Katie Smith, Braxton fitoi titujt e ligës në 2006 dhe 2008. Ajo u rendit e katërta në votimin për Lojtaren më të Mirë në vitet 2008 dhe 2009.