Gjysmëfinalja e parë mes Atletico Madrid dhe Arsenal nuk solli fitues, me sfidën që përfundoi 1-1, falë dy penalltive.
Takimi nisi me një ritëm të ulët nga skuadrat, që u përpoqën të mbroheshin. Në minutën e 43’, Gyokeres u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh për “Topçinjtë” që u shndërrua në gol nga vetë suedezi.
Në të dytën, vendasit provuan me të gjitha forcat për të rikthyer baraspeshën. Në minutën e 55’, Ben White preku topin me dorë dhe pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për spanjollët, që u shndërrua në gol nga Alvarez.
Nga një penallti në tjetrën, me gjyqtarin që akordoi 11-metërshin e dytë për Arsenalin pas një pengimi në zonë të Maduekes në minutën e 77’, por kësaj radhe ishte VAR që e anuloi.
Kështu, vëmendja do të jetë në ndeshjen e dytë në “Emirates”, më 5 maj, aty ku do të mësohet dhe emri i finalistit të parë të këtij sezoni.
