Arda Kurtulan ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë sipas raportimeve nga Turqia.

Sipas mediave turke, shqiptari i lindur në Turqi ka qenë i kushtëzuar në zgjedhjen e tij, për shkak se nëse vendoste të luante për Shqipërinë, do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe nuk do të mund të aktivizohej me ekipin “Goztepen”.

“Arda Okan Kurtulan, i cili vesh fanellën e Goztepës, është ftuar nga përfaqësuesja e Shqipërisë. Gjithsesi, lojtari e ka refuzuar sepse ai do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe po pret për një ftesë të mundshme nga Turqia”-, shkruan gazetari i njohur në Turqi, Jagiz Sabunkuglu.

22-vjeçar, mesfushor i krahut të djathtë, la Maqedoninë për Shqipërinë U-21. Por tashmë gjithë karriera e tij është e fokusuar në Turqi dhe mesa duket, Kurtulan pret të ndryshojë sërish përfaqësuese.