Edon Zhegrova do të largohet nga Lilë në verë, megjithatë ende nuk dihet se ku do ta vazhdoj karrierën.

Gazeta “SPORT” raporton se ai është në radarët e Barcelonës pasi e kanë monitoruar nga afër sulmuesin e Kosovës. Skautët e Barcelonës kanë qenë veçanërisht të fokusuar te Zhegrova, të impresionuar nga paraqitjet e tij këtë sezon, veçanërisht në Ligën e Kampioneve, ku luajti rol kyç në fitoret ndaj Real Madrid dhe Atletiko Madrid.

Talenti i tij e ka bërë atë një nga lojtarët më të spikatur të sezonit dhe Barcelona e sheh atë si një shtesë të mundshme për të forcuar sulmin e tyre. Rikujtojmë që edhe Zhegrova ka shprehur prej kohësh admirimin e tij për klubin blaugrana.