Tashmë është e kryer, Luis Suarez ka zgjidhur kontratën me Barcelonën dhe kjo sipas El Mundo Deportivo ka sjellë edhe lëvizjen më të fundit në merkaton e futbollit spanjoll.
Media spanjolle raporton se sulmuesi spanjoll pas akordimit me klubin bluagrana për mbylljen e kontratës ka gjetur arritur edhe një marrëveshje të rë klubi rival i Barcelonës, e pikërisht Atletiko i Madridit.
El Mundo Deportivo raportoi se golashënuesi i tretë më i mirë i katalanasve për të gjitha kohërat tha se ai nuk ishte i pelqyer nga menaxheri i ri i Barcelonës Ronald Koeman dhe ishte në kërkim të një klubi të ri.
Suarez, 33 vjeç, i cili kishte edhe një vit për të përfunduar kontratën e tij të Barcelonës, ra dakord për një marrëveshje me klubin për ta ndërprerë atë, thuhet në raport.
El Mundo Deportivo shtoi që Suarez ka fiksuar një kontratë me Atletico Madrid për dy sezone, megjithëse klubit do t’i duhet të lehtësojë faturën e detyrimeve për të mundësuar kalimin e uruguajanit.