Legjenda e futbollit italian, Francesco Totti duket se nuk e ka nisur vitin 2023 fare mirë.

Ish-kapiteni i Romës akuzohet se ka kryer pastrim parash, duke transferuar para në llogarite e disa kazinove në Londër, Monte Carlo dhe Las Vegas.

Sipas La Verita, nga llogaria e Tottit janë transferuar plot 1.3 milionë euro për Société financière et d’encaissement (Sfe), një ent i lidhur me Kazino Monte Carlo. Kjo është bërë në formën e pesë kontrolleve midis gushtit 2018 dhe 2020.

Transaksione të tjera përfshijnë pagesa për United London Services Ltd, e cila është një filial i kazinosë Les Ambassadeurs të Londrës, dhe një operatori të paemërtuar lojrash në Las Vegas.

Një zëdhënës i Tottit tha për La Verit se këto pagesa janë bërë për të financuar “pasionin” e ish-yllit të futbollit për lojërat e fatit.

Por hetuesit thanë se ata mbanin “dyshime të forta … për destinacionin e vërtetë të parave të dërguara në kazinotë e ndryshme ndërkombëtare”. Një total prej 445,000 € në transferta dhe çeqe bankare u derdhën në llogari si pjesë e “një aktiviteti të paqartë me palët që operojnë në sektorin e basteve online”.

Nga ana tjetër, e dyshimtë mbetet dhe një “hua pa interes” prej 80,000 €, e dhënë për një të moshuar. Pasi shuma kaloi në llogarinë e të moshuarës, kjo shumë u transferua në një llogari tjetër, në pronësi të përbashkët të vajzës së të moshuarës dhe bashkëshortit të saj, i cili është një mik i vjetër i Tottit dhe punonjës i Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Transferta të dyshimta drejt kësaj llogarie janë vënë re periodikisht dhe sipas hetimeve, rezulton se paratë vijnë nga kompani që operojnë në sektorin e basteve online”, thanë hetuesit për La Vertià.