Një lajm i cili prek Kombëtaren Shqiptare ka bërë bujë i bujshëm.
Prestigjiozja spanjolle, “Mundo Deportivo”, ka bërë me dije në një artikull se disa trajnierë do të zëvendësojnë trajnierin argjentinas Tata Martino i cili drejton Inter Miamit.
Mes emrave të njohur si Xavi, Mascherano, Lampard et., një opsion është edhe ai i Sylvinhos.
Historia e lartpërmendur nga Mundo Deportivo shton se Sylvinho është një opsion për Inter Miami, pasi braziliani bëri përshtypje në rolin e tij në drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.
David Beckham, i cili është dhe administrator i klubit amerikan, ku bëjnë pjesë yje si Messi, Suarez, Busquets etj., kërkon menjëherë një trajner të ri për të nisur punën me skuadrën përpara sezonit të ri që starton në shkurt, teksa Inter Miami do të përgatitet dhe për Botërorin e Klubeve që do të mbahet verën e ardhshme, si një klub i ftuar nga FIFA.