Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe ajo e Kosovës, kanë mësuar sot kundërshtarët për fazën e “playoff” të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për “ëndrrën amerikane”. Të dyja skuadrat ishin në Vazon e Tretë duke shmangur një përballje mes tyre. Nga shorti i hedhur në Zyrih, u vendos se Shqipëria do përballet me Poloninë, ndeshje që do luhet në transfertë. Ndërkohë Kosova do përballet me Sllovakinë.

Në rast të kalimit të fazës së parë, dy kombëtaret do përballeshin me një prej ekipeve të kualifikuara nga përballjet e Vazos 1 dhe asaj 4. Gjithashtu do ketë një short për ekipin që do jetë pritës, duke hequr favorin e renditjes në FIFA.