Në Kosovë ka nisur një kamp prej katër ditësh me lojtarë nën moshën 21-vjeçare, që janë potencial për ekipin e parë përfaqësues.
Megjithatë, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Drilon Hazrollaj nuk i është bashkuar ekipit. Ndërkohë nuk tregohet arsyeja e mungesës.
Për talentin 20-vjeçar prej 1 viti dihet dëshira, që ka vetë lojtari për t’ju bashkuar Shqipërisë. Sulmuesi është pjesë e Llapit në Kosovë ku po spikat prej dy sezonesh. Në këtë aktual ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy të tjerë.