Sanije Zhegrova ishte e ftuar sot në “Shqipëria Live” ku zbuloi prapaskenat e pajisjes së djalit të saj me pasaportë shqiptare dhe komunikimin me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tregoi se gjithçka ka ndodhur vetëm 3 javë para mbylljes së transfertave të verës. Për shkak se Edon Zhegrova kishte komplikacione për të luajtur te Juventus me pasaportën e Kosovës, atij i duhej ajo shqiptare. Për këtë i ka shkruar kryeministrit Rama dhe sipas nënës së futbollistit, Rama i është përgjigjur menjëherë, duke i thënë se është “e kryer”.

Për 3 javë do të mbyllej merkato. Edoni ende nuk e ka pasaportën belge. Nëse do merrte pasaportën shqiptare do e kishte më të lehtë të luante. Kështu Edoni i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama dhe më pas përgjigja ka qenë ‘E kryer është’.

Pasi Edoni realizoi këtë komunikim, bashkëshortin e ka telefonuar ministria e brendshme aty dhe nisën procedurat. Në Tiranë na kanë pritur shumë mirë. U jemi falënderues të gjithëve. Ne na thanë që pasaporta del për dy javë por ne na duhej më shpejt dhe ata na ndihmuan, duke na e nxjerrë vetëm për dy ditë. Pasi Edoni e mori pasaportën, ka komunikuar me kryeministrin dhe ai i ka thënë që nuk dua asgjë tjetër, përveç fanellës tënde. Në ndeshjen e parë, në stadium ka qenë i pranishëm vëllai i kryeministri dhe Edoni i ka dhënë atij fanellën për t’ia dërguar.”– tregoi ajo.