Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtete, McLaren ka nxjerrë në ankand makinën e Botërorit të Formula 1 të vitit 2026 edhe pse ajo nuk ka zbritur ende në pistë.
Ankandi, Abu Dhabi Collectors’ Week auction, u zhvillua pak ditë përpara garës së fundit të kampionatit që u fitua pikërisht nga Lando Norris
Një tendencë e re
Është kjo një risi në botën e garave dhe ankandeve që mund të përbëj një precedent dhe të krijojë një tendencë të re duke iu ofruar klientëve super të përzgjedhur makina të kompeticionit përpara se ato të nisin garimin në Botërorin e Formula 1. Vlera e shitjes së makinës MCL40A arriti në 11.8 milionë dollarë.
Jo vetëm Formula 1
Por ankandi nuk kishte të bënte vetëm me njëvendëshet e Formula 1, koleksionistët kishin mundësi të blinin edhe makinën Indycar Arroë McLaren Dallara-Chevrolet DË12 për 848 750 dollari) dhe makinën e Botërorit Endurance McLaren United për 7.59 milionë dollarë. Edhe këto, makina që nuk do të zbresin në pistë përpara sezonit 2026/27. Klientët do t’i marrin përfundimisht makinat në zotërim vetëm në vitin 2028 dhe do të mund t’i përdorin në pistë, në mbikëqyrjen e skuadrës zyrtare. Gjatë këtij eventi u shit edhe një makinë e rrallë McLaren F1GT Rrugore për 25.7 milionë dollarë.
