Një rast i paprecedentë dhe i turpshëm ndodhi sot në futbollin shqiptar, teksa disa lojtarë të Skënderbeut janë dhunuar nga futbollistët e Ilirisë.

Trajneri i ekipit korçar, Ernest Gjoka ka dhënë detaje nga ngjarja në “Shqipëria Live”, teksa e cilësoi rastin si një ngjarje që nuk duhet të ndodhte. Ai tha se dhuna nisi nga lojtarët e Ilirisë, të cilët sulmuan kryesisht futbollistët e huaj të Skënderbeut.

“Rast i paprecedent. Një nga lojtarët tanë u godit, u rrëzua në tokë dhe më pas lojtarët e tjerë. Situatën e krijuan futbollistët e Ilirisë. Nuk duhet të ndodhte. Nuk e kuptoj pse ishte kjo urrejtje ndaj lojtarëve tanë. Më vjen keq sepse janë sulmuar lojtarë të huaj dhe kuptohet çfarë imazhi krijohet. Lojtarët që u sulmuan janë më të qetë por dhuna psikologjike dhe fizike ishte shumë e egër. Nuk e di çfarë do bëjë grupi. U dhunuan disa lojtarë, Ramos, Akpama, Tahid dhe Altin Ukici.”– tha ai.