
Seria e ‘telenovelës’ Kylian Mbappe vazhdon… Dje, presidenti i Paris Saint-Germain, Al-Khelaifi e bëri të qartë se Kylian Mbappe, ose do të rinovojë kontratën deri në vitin 2025, ose do të shitet këtë verë, pasi sulmuesi francez këmbëngul se nuk dëshiron të vazhdojë në Paris përtej 2024.
Një ditë më vonë, vjen radio madrilene “Cadena Ser” për të zbuluar se ka një marrëveshje mes Real Madridit dhe Kylian Mbappe. Në veçanti, sipas burimit thuhet, se ylli francez ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me 50 milionë euro në vit si pagë dhe me klauzolë lirimi deri në 1 miliard euro!

Megjithatë, spanjolët nuk thonë nëse marrëveshja do të bëhet këtë verë, apo nëse do të presin që lojtari të dalë i lirë. Në thelb, nëse Mbappe nuk nënshkruan një kontratë të re në Paris dhe nuk shitet këtë vit, ai do të jetë i lirë të negociojë me një ekip të ri pas gjashtë muajsh.
Paris Saint-Germain e vlerëson lojtarin në 200 milionë euro. Mbappe do të kërkojë 50 milionë euro në vit dhe me shpenzimet dhe shpërblimet e tjera do të kalojmë 300 milionë euro. Reali, siç raportojnë mediat në Spanjë, këtë vit nuk do t’i japë këto 300 milionë euro, por do të presë.
Sigurisht, nëse Parisi insiston ta shesë tani, madrilèneët do të hyjë pashmangshëm në lojën e tregut.


