Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke kaluar një periudhë të mirë, teksa ndodhet shumë pranë kualifikimit në EURO 2024.

Teksa trajneri Sylvinho është duke përgatitur ndeshjen që do të luajë në tetor me Republikën Çeke, ish-deputeti Selami Jenisheri është vetë-ofruar për ta ndihmuar, ose për ta zëvendësuar.

Nëpërmjet një letre që i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futvbollit, ish-deputeti i këkron presidentit Armand Duka, që futbollistët t’i nënshtrohen një stërvitjeje, të cilën e ka përgatitur ai personalisht.

Jenisheri shkruan se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij dhe se me metodat që ai ndjek, lojtarët do të fitojnë aftësi të jashtëzakonshme.