Edhe pse në vendin e fundit të renditjes, Tirana po kthehet në një makth për ekipet që kanë objektiv titullin.
Një javë pasi ndali Vllazninë, bardheblutë kanë barazuar 1-1 me Elbasanin në transfertë. Takimi i javës së 18-të nisi me ritëm të ulët, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 66’, kur bardheblutë kaluan në avantazh me Tabekou. Gjithsesi, Olberkis riktheu baraspeshën në të 77’ me anë të një 11-metërshi, gjë që solli dhe një protestë nga ana e kryeqytetasve. Lojtarët e Tiranës braktisën fushën për 8 minuta në formë proteste. Po ashtu gjatë kësaj kohe u panë edhe ofendime ndaj gjyqtarit Laver Alla. Sipas bardhebluve, penalltia nuk ishte.
Me këtë pikë, Elbasani e mbyll vitin në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana e fundit me 10 pikë.




