E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit.

Ndeshja e fundit në kampionatin Saudit, ku në një ndeshje përballë Al Bataeh ka tentuar të bëjë diçka për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja por pa sukses. Edhe goli që shënoi i cili barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 u anullua nga arbitri për pozicion të parregullt.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të transferohet në Kinë dhe pritet të transferohet tek skuadra e Zhejiang Professional FC. Bëhet fjalë për njëkonretë 2 vjeçare dhe për një shumë prej 4 mln eurosh që do të përfitojë futbollisti kuqezi.

Gjithësesi pritet që zyrtarizimi të publikohet sëshpejti.