Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa kombëtarja iberike ka paralajmëruar bojkotimin e Kupës së Botës 2026.

Deklarata është bërë nga zyrtarë të lartë të qeverisë spanjolle, që kanë sugjeruar se Spanja mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse Izraeli kualifikohet dhe lejohet të marrë pjesë në turne.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka qenë i prerë në qëndrimin e tij ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza, duke bërë thirrje që ky shtet të përjashtohet nga të gjitha garat ndërkombëtare sportive, përfshirë Kupën e Botës. Ai i ka krahasuar veprimet e Izraelit me ato të Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, duke kërkuar një trajtim të barabartë nga FIFA dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Izraeli nuk mund të vazhdojë të përdorë platformat ndërkombëtare për të larë imazhin e tij,” deklaroi Sánchez gjatë një fjalimi në një takim të partisë së tij.

Fushata kualifikuese drejt Botërorit, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, është në fazën e saj të parë, me Spanjën që ka nisur fuqishëm me dy fitore radhazi.