Prifti në fjalë është fiksuar në GSP të Nikosias në finalen mes Omonias dhe APOEL-it për Kupën e Qipros Konkretisht, ai kishte një megafon në dorë, mbante një shall të Omonias dhe hidhte parullat që tifozët e Omonias ta ndiqnin.
Por në një moment një tifoz e ofendoi, prifti “u çmend” dhe u bë gati për t’u përleshur me të. Por më pas, duket u kujtua, bëri kryqin dhe menjëherë mori megafonin për të nisur… punën.