Derbi i Napolit me Juventusin ishte një shfaqje fuqie për “azzurrët” që mbizotëruan me rezultatin 5-1 dhe mbetën favoritët e parë për titull. Beteja e stolit mes Luciano Spalletti dhe Max Allegri pati një fitues të madh, trajnerin napolitan 63-vjeçar.
Para ndeshjes të dy shkëmbyen një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje të përzemërt, por në fund të ndeshjes, Spallettit iu desh të ndiqte kolegun e tij për të shtërnguar duart, ndërsa ai nxitoi për në dhomën e zhveshjes.
Kamera e transmetimit kanë “kapur” skenën në fjalë me Allegrin që po largohej me shpejtësi drejt fushës dhe homologun e tij e ndiqte me këmbëngulje.
Spalletti ??? pic.twitter.com/1tO6RFLKfG
— Italian Football News ?? (@footitalia1) January 13, 2023