MG dyshohet për ngacmim seksual dhe akte të paligjshme seksuale duke u akuzuar për shpërdorim të detyrës.

Policia arrestoi MG (50 vjeç), trajner të një klubi sportiv nga Plevlja, me dyshimin se ka prekur në mënyrë të papërshtatshme trupin e dy vajzave të mitura të cilat ai i stërviste, njoftoi Administrata e Policisë së Malit të Zi.

MG dyshohet për ngacmim seksual dhe akte të paligjshme seksuale në lidhje me krimin e abuzimit me pushtetin, raporton “Vijesti” e Podgoricës. Ai u arrestua në Budva me dyshimin për ngacmim seksual të një vajze katërmbëdhjetë vjeçare, dhe policia dyshon se dy vjet më parë në Tivat ai ngacmoi seksualisht një vajzë tjetër, që gjithashtu e stërviste.

“Pas një sërë aktivitetesh të ndërmarra nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Budvës në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë së Plevlës, MG (50) nga Plevlja, i punësuar si trajner i një klubi sportiv në atë qytet, u arrestua. Trajneri akuzohet për abuzim me profesionin dhe autoritetin e tij zyrtar, pasi këta të mitur iu besuan kujdesit të tij gjatë ushtrimit ët profesionit si trajner që ai kryente dhe ata ishin në një marrëdhënie varësie dhe nënshtrimi në lidhje me të”, thuhet në deklaratë.

Ai u soll në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit në Kotor me një kallëzim penal brenda afatit ligjor.