Manchester United ka prezantuar fanellën e re të skuardës për sezonin 2020-2021, por është përballur me kritika të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, edhe pse ylli David Beckham prezanton veshjen.


Bruno Fernandes, Marcus Rashford dhe Scott McTominay gjithashtu kanë prezantuar modelin e ri, për të cilin prodhuesi Adidas thotë se është ‘frymëzuar nga fanellat me vija nga historia e klubit’.


Tifozët në mediat sociale kanë ironizuar fanellën e re duke e krahasuar me vijat e kryqëzimeve në rrugë: ‘Njerëzit do ta përdorin atë për të kaluar rrugën!’


Një tjetër komentues thotë se ‘Edhe Beckham nuk mund ta bëjë atë të duket mirë.’


Në përgjigje të akuzave, Adidas thotë se kjo është një ndërthurje e traditës së klubit me modernen.


100 vjet më parë , Manchester United kishte një fanellë të tillë, ndërsa dizajne të ngjashme janë përdorur edhe në vitet 1970 dhe 1980.


Jakoja e fanellës së re përmban një shkrim  ‘110 vjet vija’, që tregon historinë e fanellave të klubit.


Tifozet janë shprehur të zhgënjyer duke e quajtur ndër fanellat me të këqija në historine e klubit.