E paimagjinueshme, ajo çfarë ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli në Argjentinë. Një tifoz ka qëlluar me armë zjarri arbitrin në mes të lojës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në futbollin e nivelit amator në qytetin Jerba Buena, Tucuman, ku i plagosur mbeti 48-vjeçari Oscar Antonio Perez. 

Gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes arbitrit dhe disa tifozëve që ndoqën ndeshjen. Agresori, një nga tifozët e pranishëm në tribunë, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Pas aktit ai është arratisur me motor dhe është në kërkim nga policia.

Ndihma e shpejtë i shpëtoi jetën arbitrit. Në një prononcim për “El Tucumano” kreu i komisariatit të San Joze, Hektor Falkon foli për ngjarjen e tmerrshme duke u shprehur: “Oskar Antonio Perez është në terapi për të qenë më i kontrolluar. Por ai është ende në rrezik.”