“Nuk më shqetëson fakti nëse lojtarët bëjnë seks një natë para ndeshjeve, por vendos kufirin në orgji”. Kështu është shprehur trajneri i Spanjës, Luis Enrique gjatë transmetimit të tij të fundit për tifozët nga Katari.

“Është qesharake t’i ndalosh. Është diçka shumë normale. Nuk i jap rëndësi për sa kohë që lojtarët e mi nuk e kthejnë në orgji. Secili me gruan dhe të dashurën ose me kë të dojë. Është brenda normalitetit. Unë jam dakord që lojtarët të jetojnë jetën e tyre sa më normalisht të jetë e mundur”, tha Enrique gjatë një komunikimi me fansat në “Twitch” të enjten.

Trajneri i Spanjës shtoi më pas se e konsideron seksin të rëndësishëm.

“Si lojtar, sa herë që kam mundur, me gruan time, kam bërë atë që duhet të bëjmë”, shtoi trajneri 52-vjeçar, i cili luajti tre Kupa Bote për Spanjën.

Ndërkohë kujtojmë se Spanja e filloi fushatën e saj në Kupën e Botës në Katar me një fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës. Ajo do të luajë me Gjermaninë, e cila humbi ndaj Japonisë, më 28 nëntor.