Edi Reja është mjaft aktiv në Itali ku shpesh jep opinionin e tij. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur për marrëdhënien që ka pasur me presidentët e klubeve të Napolit dhe Atalantës.

Fillimisht foli për presidentin e Napolit. “Dhashë dorëheqjen disa herë, por pastaj gjithçka u kthye në vend brenda 24 orëve me një telefonatë të thjeshtë. Presidenti është i tillë. Por është një njeri i jashtëzakonshëm dhe një menaxher jashtëzakonisht i aftë. Ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”, u shpreh Reja fillimisht për De Laurentis.

Më pas foli edhe për presidentin e Atalantës, Perkasi, si edhe trajnerin Gasperini të cilin e kishte rekomanduar.

“Perkasi? Një sipërmarrës i madh, njohës i shkëlqyer i futbollit, pasi ka qenë vetë lojtar. Ka ndërtuar një mrekulli te Atalanta.”

Cikli që u kthye në fitues me Gasperinin

“Po, është e vërtetë. Por pastaj ishte vendimtare ardhja e Gasperinit. Ishte unë ai që ia rekomandova Perkasit. Ata po negocionin me Maranin. Unë e kisha pasur si lojtar te Peskara dhe isha i bindur se mund të ishte personi i duhur. Më dha të drejtë? Më shumë se kaq. Mendoj se ajo që ai ka bërë nuk është kuptuar plotësisht. Ai ka qenë një inovator, në të njëjtin nivel me Sakin. Solli një mënyrë të re loje. Jashtë Italisë e kanë studiuar me kujdes dhe më pas e kanë kopjuar. Do të bëjë mirë edhe me Romën”, u shpreh Reja për Gasperinin.