Egnatia mori fitoren e parë në këtë sezon të ri në Superiore. Pas sfidës, foli edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Gjë ndryshe në pjesën e dytë nuk pashë, besoj se ishim gjithë kohës në manovrën që bëmë. Thjesht mungonte ritmi, nuk kishte lëvizje të topit të shpejtë se fusha ishte e rënduar. Se si shkoi loja mendoj se intepretimi i skuadrës ishte i mirë, pasi Bylisi u mbrojt me të gjitha forcat. Sa u përket lojtarëve të larguar e afruar, është dakordësi e klubit, e presidentit, që e kam thënë që e sheh si biznes punën. Por edhe ene duhet të merremi me pjesën tonë, mendoj se dy lojtarët që kanë ardhur, dyjavorëshi na shërbeu për manovrat, duhet më shumë shpejtësi, por është shumë shpejt për të folur akoma”.

Sipas trajnerit organika është e plotë: “Jam i kënaqur, mendoj se është pjesa e punës, na duhet më shumë përqëndrim te lëvizjet tona për të shkuar drejt portës së kundërshtarit”.

Tetova tha se ekipi i Bylisit ishte shumë mbrapa, por treshja e repartit të sulmit, treshja më problematike në manovër, direksionet i ka marrë.

“Mungonte Fernando dhe ishim të detyeuar të punonim kështu se ai është më kompetitiv se u bë viti i katërt me ne, por edhe Bylisi qëndroi shumëm mirë në markim në linjën e fundit. Çdo lojtar do minutat e veta, do ketë ndryshim ndeshje pas ndehsje se të 18 janë ata që mund të prekin fushën shumë mirë, thjesht më duhet të zgjedh për çfarë më duhet lojtari, është një luks për mua por më tepër është të fus skuadrën në radhën si e shoh unë futbollin. Ishte tërheqje se fusha u rrënua, ishe e pamundur të prekje topin e dytë. Megjithatë bëmë gol në tranzicion, që diskutuam në dhomat e zhveshjes dhe mendoj se e merituam fitoren. Votlai, ishte thejsht minutazhi i pakët, ishe një mundësi me karakteristika si Kryeziu, që mendojmë se mund të na shërbejë më shumë. Por ai mbetet lojtar i shkëlqyer dhe i uroj suksese”, deklaroi ai.