Union Berlin hyn në historinë e futbollit gjerman duke emëruar Marie-Louise Eta si trajneren e parë të skuadrës së meshkujve në Bundesligë me synimit për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Trajnerja 34 vjeçare merr vendin e Steffen Baumgart të shkarkuar bashkë me asistentët e tij Danilo De Souza dhe Kevin McKenna pas humbjes 3-1 në fushën e Heidenheim, skuadrës së vendit të fundit në klasifikim

Njoftimi zyrtar erdhi pak pas mesnate. Eta, që deri tani kishte drejtuar skuadrën e meshkujve U19, ishte caktuar në fillim të këtij muaji si trajnerja e ardhshme e skuadrës së vajzave të klubit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Tani ajo do të ketë 5 ndeshje në dispozicion për të mbajtur Union Berlin në Bundesligë. Marie-Louise Eta kishte vendosur një rekord më parë, në 2023 kur u bë e para zëvendëstrajnere në Bundesligë në të 5 kampionatet më të rëndësishme evropiane. Ndërsa në 2024 zëvendësoi përkohësisht trajnerin Nenad Bjelica në aktivitetet me median gjatë një periudhe skualifikimi.

‘Është një kënaqësi që  Marie-Louise Eta pranoi këtë detyrë të përkohshme përpara se në verë të marrë drejtimin e skuadrës së vajzave-tha drejtori sportiv i klubit Horst Heldt. 

Baumgart, ish futbollist i Union Berlin, u emërua gjatë pauzës dimërore në sezonin 2024-25 në stolin e skuadrës, por rezultate e ndeshjeve të fundit shtynë drejtuesit e klubit të bënin këtë ndryshim drastik

‘Faza e dytë e kampionatit ishte krejtësisht zhgënjyese dhe klasifikimi nuk duhet të gënjejë, situata jonë mbetet delikate dhe kemi nevojë urgjente për pikë për të qëndruar në Bundesligë-shpjegoi Heldt

Humbja ndaj Heidenheim e ka lënë Union Berlin në vendin e 11 në një klasifikim me 18 skuadra me vetëm 7 pikë avantazh ndaj St.Paulit që aktualisht është në zonën e rënies nga kategoria, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i sfidës

‘Dy fitore në 14 ndeshje pas pauzës dimërore dhe paraqitjet e kohëve të fundit nuk na japin besim për një ndryshim të situatës me stafin aktual. Për këtë arsye vendosëm të rinisemi-shtoi Heldt.

Ndeshja e radhës e Union Berlin është ajo me ëolfsburg, edhe kjo skuadër është e përfshirë në luftën për mbijetesë në Bundesligë.

Top Channel