Agim Ibrahimi u emërua drejtor i ri sportiv i Partizanit duke marrë një post që disa vite më parë e kishte Olsi Rama dhe kohët e fundit Arbër Abilaliaj.

Edhe pse i prezantuar rreth 5 ditë më parë në klubi i kuq kryeqytetas, vetëm sot ai është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Partizanit, pas hedhjes të së zezës mbi të bardhë 24 orë më parë.

Në intervistën e tij të parë në këtë rol, Agim Ibrahimi flet ekskluzivisht për gazetarin Endi Tufa në Top Channel duke treguar më tepër rreth kësaj aventure të re në futbollin tonë, ku ajo që bie në sy është kalimi i tij nga një skuadër e madhe e kryeqytetit, si Tirana në të cilën kishte të njëjtin post rreth 1 vit më parë, tek rivali i tyre më i madh, Partizani.

Një kapërcim surprizë ky nga Tirana tek Partizani dhe një rikthim në kampionatin shqiptarë? Si ndodhi?

Ndonjëherë gjerat ndodhin edhe në mënyrë të paparashikuar, sepse nuk jemi ne që vendosim fatin në jetë. Për sa i përket kalimit, une kam zgjedhur një profesion qe transferimet nga një klub në një tjetër janë normale. Une e shikoj nga pikpamja profesionale, me kanë pelqyer sfidat që kur kam qenë futbollist dhe i pranoj me kënaqësi edhe në këtë rol si drejtues. Një gj është e sigurtë, unë jap maksimumin tim në çdo detyrë që më ngarkohet. Me sa di, nuk jam as i pari as i fundit që kaloj nga njëri klub i kryeqyetit tek tjetri, prandaj nuk shikoj ndonjë problem.

Ju keni dhe nje rol në Federatën e Futbollti të Maqedonisë së veriut, na trego diçka më tepër për këtë?

Po, jam në një rol këshilltari për presidentin, në Federaten e Maqedonisë së Veriut, por nuk e shikoj si pengesë në këtë detyrë të re, perkundrazi…

Cfare ju bindi nga takimi me presidentin Demi, si e shihni futbollin shqiptarë dhe cfarë ambicjesh keni si drejtues pas një karriere të shkëlqyer si futbollist?

Me bindi projekti dhe vizioni i tij per klubin. Nuk mu desh shumë kohë për të menduar sepse i tillë është presidenti Demi. Ambicjet janë të njejtat me klubin, të fitojmë sa më shumë, por paralelisht me tofetë do vazhdojmë projektin e ndërtimit të një klubi modern. Partizani nuk është një skuadër, por një klub futbolli, me kompleksin e vet sportiv, stadiumin, hotelin modern, facilitetet etj. Ju siguroj që ka një infrastrukturë moderne evropiane dhe kushdo që punon këtu, duhet ta shikojë si një pergjegjësi të madhe.

Ju i njihni ambientet mirë mes Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut, si ju duket futboli i ketyre dy vendeve, cfarë ka më mire këtu apo atje?

Kanë ngjashmëri, por edhe shumë ndryshime. Këtu në Shqipëri, infrastruktura e futbollit ka ecur shumë, fusha sportive, stadiume etj. Në Maqedoni kemi filluar ti bëjmë por projektet e mëdha nuk behen dot brena vitit, duhet koh.

Si ish-drejtor i Tiranës, tani tek Partizani, ju vjen keq që këto dy klube nuk jane aty ku e meritojnë në klasifikim, kryesisht Tirana por edhe Partizani?  Një mesazh tifozëve.

Patjetër që më vjen keq. Keto dy klube meritojnë që të jenë gjithmonë në krye dhe gjithmonë të luftojnë për trofe. Por jam i bindur qe do të rikthehen ku e meritojnë. Superliga ka shumë nevojë për derbin e Kryeqyetit. Mesazhi për tifozët është i njëjtë, ekipet kanë nevojë për ta, si kur janë mirë sportivisht, por edhe kur janë keq. Tifozët janë fryma e klubeve, ne nuk duhet ti humbasim

Top Channel