Ngjarja e rëndë që tronditi botën e futbollit mbrëmjen e së hënës, kur trajneri i Radnički 1923, Mladen Zizoviç, pësoi një kolaps gjatë ndeshjes së kampionatit serb dhe humbi jetën, vazhdon jehonën edhe në vendin tone pasi dikurë Zizoviç për një vit luajti tek skuadra e Tiranës, në sezonin 2010/2011.
Një kohë e artë për bardheblutë ku në përbërje veç tij ishte edh eish-kapiteni i Crvena Zvezdës, Ivan Gvozdenoviç, sot trajneri i Elbasanit dhe një ndër sulmuesit më të suksesshëm që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptarë, si kroati Pero Pejiç i cili 179 ndeshje në Shqipëri shënoi 130 gola. Në një intervistë ekskluziv për Top Channel, Pejiç një ndër miqt më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Mladen Zizoviç, ku veç lojës tek Tirana dhe një viti që e kaluan sëbashku, punuan edhe për disa vite si trajner dhe zëvendës trajner.

“U takova me të në vitin 2011 tek skuadra e Tiranës. Në atë kohë ne ishim tre lojtarë që rrinim më tepër bashkë, Gvozdenovic, Mladen dhe unë. Kemi luajtur një vit sëbashku dhe ishte diçka shumë e bukur, pasi në atë një vit, që ne ishim bashkë, kuptova që ai ishte një djalë shumë shumë i mirë dhe korrekt, ishte i qetë krejtësisht një djalë normal. Më pas ai u kthye në Bosnje, unë vazhdova në Shqipëri. Por gjithmonë mbetëm në kontakt dhe flisnim me njëri-tjetrin se si na shkonin gjërat, por ishte kënaqësi shumë e madhe për mua që e njoha,” – tregon Pejiç.

– Si ishte dita juaj si futbollistë të Tiranës në Shqipëri?
– Kemi patur shumë momente të mira me të në Tiranë dhe në Shqipëri, ne ishim gjithë ditën bashkë, hanim mëngjesin bashkë, me pas stërviteshim, hanim drekën bashkë dhe më pas dilnim për kafe. E kam shijuar atë momente sepse ishte një djal shumë i mirë, ai gjithmonë ishte i qeshur i dashur, nuk tregoi asnjëherë gjëra negative. Gjithmonë ishte i gëzuar dhe mund të flisje me të për çdo gjë, por jo vetëm me mua, me të gjithë djemt e ekipit që ishin në atë vit tek Tirana, Osmani, Pashai me këdot, me të gjithë shkonte shumë mirë bënte shumë shaka. Kam shumë kujtime me të.

– Si vazhdoi miqësia juaj pas Tiranës?
– Më pas në Arabinë Saudite ne punuam sëbashku kur ai ishte trajner dhe unë ndihmës, për një vit e gjysmë, pas Arabisë Saudite ishim në Shkup bashkë. Kam pafund kujitme, por kjo është jeta, një jetë e tmerrshme, jam pa fjalë për këtë që ndodhi, ne ishim ende gjithmonë në kontakt edhe këto ditë, me telefonata mesazhe. Ai pasi lam futbollin erdhi disa herë në Kroaci të më takonte, jemi takuar shpesh, ishim në Mostar, pasi u bë trajner atje, kemi qenë gjithmonë bashkë. Komunikonim shumë, ishim më shumë se shok, e kisha si vëlla, ai ishte një djalë shumë i pastër, kishim një miqësi pa interes. Kam vetëm fjalë dhe mendime të mira për atë djalë.

– Ju jeni kroat dhe ai vinte nga Serbia, patët ndonjëherë ndonjë diskutim rreth historisë së dy vendeve, diskutuat ndonjëheër politikën që ju ndan si shtete dhe ju përfshiu në luftë?
– Ai me sa mbaj mend nënën e kishte nga Bosnja dhe babain nga Serbia, diçka e tillë me sa më kujothet, nuk jam shumë i sigurtë për këtë. Megjithatë ne asnjëherë nuk patëm diskutime politike për ndasitë që janë në rajonin tonë. Nuk folëm kurrë keq për askënd, serbët apo kroatët. Ishte krejtësisht normal. Unë dhe ai kishim një mendim që nuk e gjykonim askënd nga prejardhja apo feja, nëse je njeri i mirë je i mirë. Ne kurrë nuk kemi debatuar për gjëra të tilla, kurrë. Sigurisht kemi përmendur gjëra të tilla “përse na sulmoni ne”, por në kuadër shakaje ngacmoheshim, por kurrë nuk patëm provokime. Ai gjithmonë më thoshte, Pero, kurrë mos e përfshi politikën tek sporti, ja më shih mua thoshte, jam gjysëm serb luaj në Shqipëri dhe nuk kam asnjë problem këtu. Çdo gjë është normale. E përsëri disa herë, ishte shumë shumë njeri i mirë gjithashtu edhe shumë trajner i mirë. Kam punuar me të si ndihmës dhe ka qenë kënaqësi për mua që punova me të në këtë formë. Por kështu është jeta, nuk e kthejmë dot më në jetë, thjesht mund të lutem për të dhe nguhëllojë familjen e tij. I bashkëshortes bashkë me tre fëmijët që të qëndrojë e forte. Ky është një moment shumë i vështirë për familjen e tij dhe padyshim për këdo që e njohu.
Top Channel
