Edlir Tetova është shumë pranë largimit nga Egnatia, me trajnerin e kampionëve të Shqipërisë që pritet të vazhdojë një aventurë të re te Teuta.

Top Channel ka mësuar se rrogozhinasit duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e 43-vjeçarin dhe bëhet fjalë për Ditmar Bicajn.

Ish-mbrojtësi i njohur i Superiores, që ka luajtur me klube si Tirana, Partizani, Vllaznia etj. Është gati për hapin e madh në karrierën menaxheriale.

Më parë, Bicaj ka trajnuar Burrelin dhe Lushnjen.

Top Channel