Skandali i basteve në Turqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa dalin në dritë zhvillime të reja. Përfshirja e mijëra futbollistëve dhe disa gjyqtarëve, të cilët madje janë pezulluar, ka rezultuar në hetime të intensifikuara.
Zyra e prokurorit të Stambollit njoftoi zyrtarisht se kishte arrestuar disa persona në lidhje me rastin. Midis tyre, gjejmë emrat e dy futbollistëve, një nga Galatasaray dhe një nga Fenerbahce. Konkretisht, ata janë Metehan Baltaçi (Galata) dhe Mert Hakan Yandaş (Fenerbahce). I pari akuzohet për bast në një ndeshje në të cilën ka marrë pjesë, ndërsa i dyti akuzohet për bast përmes një pale të tretë. Gjithsej, raportohet se plot 27 futbollistë vënë bast në ndeshjet e tyre.
“Gjithsej 27 futbollistë, përfshirë lojtarin profesionist të futbollit të Galatasaray-t, Metahan Baltaç, u zbulua se kishin vënë bast në ndeshjen e ekipit të tyre. Lojtari profesionist i futbollit të Fenerbahçes, Mert Hakan Yantas, u zbulua se kishte vënë bast në faqet e ligjshme të basteve përmes dikujt tjetër”- thuhej në njoftim.
Pesë persona, përfshirë pronarin e Ankarasporit, Ahmet Oktan, presidentin e Ankarasporit, Emin Katipoglou, presidentin e Belediyesporit, Sahin Kaya dhe dy trajnerë, po përballen me akuza për manipulim ndeshjesh, pasi u identifikuan për përpjekje për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes së futbollit Ankaraspor-Belediyespor të mbajtur më 28/04/2024. Gjithashtu u zbulua se kishte një marrëveshje për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes së futbollit Umraniyespor-Giresunspor të mbajtur më 24/12/2023.


