Talenti më i fundit i Bayernit të Mynihut, Lennart Karl po mendon që tani për një të ardhme jashtë Gjermanisë. Mesfushori 17-vjeçar që është lojytari më i ri në historinë e Bayernit që shënon në ndeshje të Ligës së Kampioneve, ka bërë që të shpërthejnë kritikat dhe të ngrihen dyshime për të teksa pranoi se ëndërronte të luante për Realin e Madridit.

Gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje në një takim me tifozët, një vizitë tradicionale për Vit të Ri për lojtarët e klubit bavarez, Karl u pyet nëse kishte ndonjë klub ëndrrash përvec Bayernit.

‘Bayerni është një klub shumë, shumë i madh dhe është një ëndërr të luash aty, por një ditë do të më pëlqente të shkoja te Reali i Madridit. Është klubi i ëndrrave të mia’, por kjo të mbetet mes nesh-ishin fjalët e Lennart Karl mes të qeshurave të tifozëve të Bayernit të pranishëm, duke shtuar ‘por padyshim që Bayerni është diçka shumë, shumë speciale dhe është një klub shumë, shumë argëtues’.

Por ndërsa tifozët e pranishëm mes publikut në atë event duket se i morën me humor deklaratat e Karl, në rrjetet sociale, mesfushori u desh të përballet me kritika nga tifozët e Bayernit që vunë në dyshim besnikërinë e tij ndaj klubit.