Në orët e fundit, në rrjetet sociale ka bërë xhiron e botës një komunikatë e FBI që bënte të ditur konfiskimin e një koleksioni motorësh MotoGP që janë drejtuar nga emra të tillë si Valentino Rossi, Marc Marquez apo Jorge Lorenzo dhe që i përkisnin Ryan James Wedding, ish-sportisti olimpik kanadez që tani është ndër kriminelët më të kërkuar nga FBI për trafik droge, një koleksion që kap vlerën e 40 milionë dollarësh

“Këtë muaj, autoritetet meksikane ekzekutuan një sërë urdhër kontrollesh dhe konfiskuan një numër të madh motoçikletash me një vlerë totale prej rreth 40 milionë dollarësh, që i përkasin Ryan James Weddinh, një ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI. Ky konfiskim i suksesshëm u arrit falë bashkëpunimit mes autoriteteve meksikane, FBI, Policia Kanadeze dhe ajo e Los Angeles”-theksohet në njoftimin e FBI.

Në koleksionin e Ryan Wedding, që mesa duket i kishte pasion motorësh, figuronin të paktën 7 motorë Ducati Desmosedici GP që janë drejtuar nga Andrea Dovizioso, Jorge Lorenzo apo Valentino Rossi si dhe një motor Moto2 të Marc Marquez.

Tregu dhe ankandet e lidhura me motorsportin janë një biznes ku qarkullojnë miliona dollarë. Motorë, kaska, doreza e madje edhe makina të Formula 1 janë objekt dëshirash për shumë koleksionistë, madje edhe për personat në kërkim nga FBI sic është rasti i Ryan Wedding për të cilin autoritetet amerikane ofrojnë 15 milionë dollarë shpërblim për dhënie informacionesh.