Statistika


Futbollistët spanjollë kanë dhënë gjithsej 898 pasime në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Irlandës dhe 815 prej tyre ishin të sakta, duke e çuar pothuajse në perfeksion modelin e tyre të njohur si “tiqui-taca”. Ksavi Hernandez ishte protagonisti kryesor me 136 pasime të kompletuara dhe vetëm 9 të gabuara. Në këtë mënyrë mesfushori i Barcelonës ka thyer rekordin e pasimeve me 127 pasime të sakta në një ndeshje të kampionatit europian. Spanja realizoi 108 aksione, prej të cilave 22 përfunduan me goditje. “Kemi goditur 27 herë, prej të cilave 15 goditje shkuan në portë. Këto të dhëna tregojnë gjithçka mbi filozofinë tonë”, deklaroi Del Boske pas ndeshjes.